LIFESTYLE, 24 Tetor 2020, 10:08

Në natën mes të shtunës dhe të dielës akrepat shkojnë 60 minuta prapa

Në natën mes të shtunës dhe të dielës akrepat


Tetori po mbaron dhe si në çdo vit, javën e fundit të këtij muaji ndryshon ora. Në natën e të shtunës 24 tetor dhe të dielës 25 tetor, në orën 3 të mëngjesit, akrepat do të shkojnë 1 orë prapa, duke u pozicionuar në 2.

Ky orar do të na shoqëroj deri të dielën e fundit të marsit 2021, kur do të spostojmë sërish akrepat e orës. Ndoshta kjo do të jetë hera e fundit që ne do ta bëjmë këtë, pasi parlamenti evropian ka votuar që ora mos të ndryshojë më.

Çdo vend do të vendosë vetë se ke orë do të mbajë. Edhe vendi ynë duhet të vendosë nëse duhet të mbajë orën diellore apo të përshtaten me atë verore për të gjithë vitin.