TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nën protestat e opozitës në sallë, Parlamenti votooi me 76 vota pro kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes mes SHBA dhe Shqipërisë. Votimi pritet të kryhet sot, më 27 korrik, në orën 17:00. Kreu grupit parlamentar të PD Bardhi deklaroi se opozita nuk është kundër marrëveshjes por kundërshtoi procedurën!
PD ka kërkuar transparencë për marrëveshjen, pasi projektligji i depozituar në faqen e Kuvendit nuk ka asnjë relacion shoqërues siç deklarojnë ata.
Në përgjigje të kësaj, Kryetari i Kuvendit i ka ftuar ata të i fton të shkojnë ta lexojnë marrëveshjen pasi të firmosin për konfidencialitetin e saj.
“Kushtetuta dhe rregullorja të detyrojnë që t’ia shpërndash deputetëve; ti sot thua: “Shkoni, merreni në sekretari””, iu përgjigj Bardhi.
Sipas procedurave parlamentare, të premten parashikohet që të votohet të enjten, i parashikuar nga neni 83, pika dy e Kushtetutës: Kuvendi, me kërkesë të Këshillit të Ministrave ose të një së pestës së të gjithë deputetëve, mund të shqyrtojë e të miratojë një projektligj me procedurë të përshpejtuar, por jo më parë se një javë nga fillimi i procedurës së shqyrtimit.
Bardhi tha se “ky ligj do të rrëzohet si antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese”.
“Nuk do të kalohet pa u lexuar plotësisht marrëveshja nga deputetë. Lexojeni dhe mos votoni asgjë pa lexuar”, tha Peleshi.
Gazment Bardhi pretendoi se opozita nuk është vënë në dijeni të marrëveshjes së huasë prej 302 mln $ nga SHBA dhe nuk e disponon. Ai tha se Kushtetuta detyron shpërndarjen te deputetët, por kjo s'ka ndodhur. Shefi i grupit të PD tha se marrëveshja është e mirëpritur, por nënvizoi se qeveria nuk ka përmbushur dot angazhimin për sigurinë si vend anëtar i NATO-s.
“Kushtetuta për ju është firma e Edi Ramës, për ne është kontrata që kemi lidhur me qytetarët shqiptarë. Na foli për marrëveshje historike, keni pasur 14 vite kohë për të plotësuar buxhetin e sigurisë, na flet ti ne që s’kuptojmë marrëveshjen? Kur e quaje NATO-n natë, grupi këtej firmoste anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Më pak se 2% është buxheti i mbrojtjes së Shqipërisë në shkelje të angazhimit në NATO ndërkohë që Rama mburret publikisht duke gënjyer. Qeveria po përpiqet të korrigjojë me nxitim dëmin që i shkakton besueshmërisë së Shqipërisë. Ne nuk e disponojmë marrëveshjen, s’na është vënë në dispozicion. Marrëveshja është e mirëpritur sepse Shqipërisë i duhen investime të tilla. Reagimi është i vonuar”, tha Bardhi.