AKTUALITET, 27 July 2026, 10:34

Vendimi/ Zbardhet huaja e majme e sekrete e SHBA për ushtrinë, kjo është arsyeja reale pse mblidhet sot Kuvendi

 

Media ka siguruar dokumentin zyrtar të vendimit të Këshillit të Ministrave, firmosur nga Edi Rama tre ditë më parë, i cili zbardh arsyen kryesore prapa mbledhjes së sotme të Kuvendit në seancë plenare. 

Qeveria shqiptare i ka dërguar Parlamentit me procedurë të përshpejtuar projektligjin për ratifikimin e një marrëveshjeje për huazim të drejtpërdrejtë ndërmjet Republikës së Shqipërisë (përfaqësuar nga Ministria e Financave) dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, informon 'VNA".

Marrëveshja po realizohet përmes Agjencisë së Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA), në kuadër të programit amerikan për Financimin e Jashtëm Ushtarak (FMF). 

Nisma do të prezantohet sot në Kuvend, i cili gjasme po mblidhet për disa anëtarë zëvendësues në Komisione. 

Marrëveshje direkte me SHBA: Nisma përfshin një hua strategjike për sigurinë ushtarake të vendit, e dërguar për shqyrtim urgjent në komisionet parlamentare. 

Trajtimi në komisione: Relacioni shoqërues dhe detajet teknike mbahen sekret, do të shqyrtohen në Komisionin e Sigurisë Kombëtare në kushte konfidenciale, nga deputetë të cilët zotërojnë certifikatë sigurisë.

Megjithëkëtë., VNA ka mësuar në burime jo zyrtare, se shifra e huas në fushën e sigurisë shkon në 600 mln euro. 

Vendimi mban nënshkrimin e Kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Financave, Petrit Malaj, ndërsa i është përcjellë Kuvendit të drejtuar nga Niko Peleshi. 


Projektligji parashikohet të kalojë me shpejtësi të lartë procedurale në parlament dhe hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.