BOTA, 11 October 2026, 21:09

Netanyahu kërkon hetim dhe ndjekje penale ndaj krijuesve të dokumentarit “NAZA”: Diskrediton Izraelin në botë

Netanyahu kërkon hetim dhe ndjekje penale ndaj krijuesve të

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka kërkuar nisjen e një hetimi gjithëpërfshirës ndaj krijuesve të dokumentarit “NAZA” dhe ndjekjen e tyre penale, duke i akuzuar për vepra të rënda që lidhen me sigurinë e informacionit, shpifjen dhe dëmtimin e interesave politike dhe të sigurisë së Izraelit.

Në një postim në rrjetin social X, Netanyahu iu drejtua Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, kreut të shërbimit të sigurisë së brendshme Shin Bet dhe Prokurorit të Përgjithshëm, duke u kërkuar që çështja të hetohet plotësisht.

Sipas kryeministrit izraelit, dokumentari paraqet një narrativë të rreme, mashtruese dhe të njëanshme, e cila dëmton imazhin e shtetit të Izraelit dhe të Forcave të Armatosura Izraelite (IDF) në arenën ndërkombëtare.

“Filmi paraqet një komplot të rremë, mashtrues dhe të anshëm, i cili diskrediton Shtetin e Izraelit dhe Forcat e Armatosura Izraelite në të gjithë botën dhe shkakton dëme serioze në reputacionin ndërkombëtar të Izraelit”, shkroi Netanyahu, duke shprehur gjithashtu mbështetjen e tij për ushtarët izraelitë.

אני דורש מהרמטכ״ל, מראש השב״כ ומהיועמ״שית לפתוח בחקירה מקיפה כנגד המשתתפים בסרט ״נז״א״ ולהעמיד אותם לדין בגין עבירות ביטחון מידע חמורות, הוצאת דיבה פלילית ופגיעה באינטרסים מדיניים וביטחוניים של ישראל.

הסרט מגולל עלילה שקרית, מטעה ומגמתית שמוציאה דיבה רעה על מדינת ישראל ועל צה״ל בעולם ופוגעת פגיעה קשה במעמדה של ישראל.

אנחנו תמיד נעמוד עם לוחמינו האהובים והגיבורים!

— Benjamin Netanyahu – בנימין נתניהו (@netanyahu) October 11, 2026

Dokumentari “NAZA”, me regji nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Shor, trajton mënyrën se si Izraeli ka marrë vendimet për shënjestrimin e objektivave në Gaza. Sipas filmit, vdekjet masive të civilëve janë përfshirë në mënyrë sistematike në këto vendime, një pretendim që Netanyahu dhe ushtria izraelite e mohojnë.

Dokumentari, i bazuar në intervista anonime me oficerë të inteligjencës dhe ushtarë, ka fituar një çmim të rëndësishëm në Festivalin e Filmit në Venecia. Titulli i tij lidhet me një term ushtarak izraelit që përdoret për të përshkruar “dëmin kolateral” të pritshëm.

Kjo nuk është hera e parë që Netanyahu shprehet kundër kritikave ndaj ushtrisë izraelite. Në mesin e shtatorit, ai u zotua se do të miratonte një ligj për heqjen e shtetësisë për personat që, sipas tij, shpifin ndaj ushtarëve izraelitë.

Thirrja e fundit për hetim vjen në një kohë kur dokumentari ka nxitur debat mbi operacionet ushtarake izraelite në Gaza dhe ndikimin e tyre te popullsia civile.