TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kriminelët e huaj dhe emigrantët e tjerë nuk do të përfitojnë më nga paraqitja e rreme e rrethanave të tyre familjare për t’iu shmangur dëbimit nga Mbretëria e Bashkuar.
Neni 8 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut garanton të drejtën për jetë private dhe familjare.
Ky nen është përdorur masivisht nga shqiptarët në shtetin ishull për të bllokuar urdhrat e dëbimin pasi janë dënuar për krime të ndryshme.
Sikurse edhe nga ata të cilët Home Office i ka refuzuar kërkesat për azil.
Amendamentet e propozuara në Projektligjin për Imigrimin dhe Azilin parë nga Top Channel do të mbyllin zbrazëtitë ligjore dhe do të godasin individët që paraqesin kërkesa për azil në minutën e fundit.
Sipas Home Office amendamentet do të thotë se gjykatat do të duhet të marrin parasysh se sa kohë dhe sa shpesh prindërit kanë qenë në kontakt me fëmijën e tyre kur shqyrtojnë nëse jeta familjare është një arsye e mirëfilltë për të dhënë të drejtat e Nenit 8.
Projektligji tashmë e konsideron ‘jetën familjare’ si të kufizuar zakonisht në marrëdhënie bazë familjare që bashkëjetojnë, por këto ndryshime sigurojnë që Neni 8 të përqendrohet te prindërit që luajnë një rol të vërtetë dhe domethënës në jetën e fëmijës së tyre, jo te ata që kërkojnë të manipulojnë sistemin për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar.