AKTUALITET, 20 Shtator 2019, 13:50

Video-skandali/ Gjykata cakton masën e sigurisë për pedagogun e Elbasanit

Video-skandali/ Gjykata cakton masën e sigurisë për pedagogun e


Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë për Denis Himçin, pedagogun e Universitetit të Elbasanit, që u shfaq në video-skandalin e transmetuar në emisionin invstigativ “Stop”, teksa i kërkonte një studenteje favore seksuale në këmbim të notës.

Në mungesë të pedagogut, i cili ndodhet i shtruar në pavionin e kardiologjisë në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë (QSUT), Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 10 ditor.

Himçi u dërgua në spital dy ditë më parë, si shkak i problemeve me tensionin.

Pedagogu i Universitetit “Aleksandër Xhuvani” akuzohet për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për ndjekjen e veprimeve të mëtejshme.