TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, ka marrë pjesë në Samitin e NATO-s në Bruksel, nga ku ka arritur të rrëmbejë disa fotografi dhe video me politikanë të rëndësishëm. Por, me sa duket këto “takime” nuk kanë qenë ashtu siç i ka paraqitur makineria e propagandës së kryeministrit.
Ndryshe nga video ku Rama duket se bashkëbisedon me kancelaren Merkel apo kryeministren May, në mediat online po qarkullon një video e cila tregon një version ndryshe të ngjarjeve . Në video shfaqet Rama, i cili ka ndaluar pranë presidentit Macron dhe kryeministrit belg Charles Michel dhe pret që ata ta takojnë, por ai injorohet nga të gjithë. Rama ia ngul sytë presidentit Macron dhe qëndron pranë tij me pamjen e një turisti që po viziton muzeun e dyllit për të bërë fotografi.
Video është publikuar nga politiko.al dhe ripostuar nga ish kryeministri Sali Berisha i cili shkruan : "Ja sa e perfillin Noriegen ne Samitin e Natos! Sillet verdalle e askush nuk ja var! E denojne me injorim sikur nuk eshte! sb".
/TPZ.AL/
VIDEO:
LEXO EDHE:
http://www.tpz.al/2018/07/12/edi-rama-kllouni-i-samiteve/