AKTUALITET, 12 Korrik 2018, 17:01

Largimi i Kontes, shikoni vlerën rekord që ka paguar Çelsi për trajnerët e shkarkuar para kohe

Çelsi e ka larguar nga bankina trajnerin italian Antonio Konte. Ky ishte një largim paksa i çuditshëm pasi trajneri është parë të stërvitë grupin e skuadrës për përgatitjet e para sezonit. Largimi i tij nga stoli ishte një kontratë e prishur përpara kohe dhe për tu larguar në paqe presidenti roman Abramoviç është detyruar ti paguajë italianit plotë 9 milionë paund.

Rastet kur ekipi londinez ka larguar trajnerët përpara mbarimit të kontratës dhe i është dashur të paguajë një dëmshpërblim arrinë shifrën e 90 milionë paundëve. Asnjë ekip tjetër nuk e ka bërë këtë gjë më parë, por Abramoviç “nuk do t’ia dijë” për financat.