TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas rreth 1 ore, organizatorët e protestës njoftuan përfundimin e saj për të vijuar nesër në orën 7.
Zenelaj thirrje Presidentit Meta: Dil nga rreshti si Majko, ji ujk, jo dele!
Aktori Gentian Zenelaj i ka bërë thirrje Presidentit Ilir Meta që të mos e dekretojë ligjin që parashikon shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.
“I dashur President i vendit tim bëhu burrë! do jesh i dyti pas Majkos që del nga rreshti. Historia s’mban mend dele, por ata që dalin nga reshti, mbajnë mend ujqër, ashtu siç janë edhe këta burra e gra që janë mbledhur këtu… Mos e njollos vetes me këtë turp”, tha aktori.
“Kjo s’është Tirana që duam”, vijoi ai, “ajo atje do jetë një WC e madhe, siç bëjnë punë publike këtu”.
“Duam të jemi kanakare si kroatët dje. S’kanë asnjë më shumë se ne, por s’kanë politikanë si ne”, shtoi.
Duke shpresuar se kreu i shtetit do të ktheje për rishqyrtim në Parlament ligjin, u bëri një apel edhe deputetëve e ministrave socialistë që mos ta votojnë sërish:
“Ministra, deputetë socialistë, mendoni me zemër, se do kalojnë vite dhe ju dhe fëmijët tuaj do ulni kokën”.
VIDEO/ Nis marshimi drejt Presidencës e Kryeministrisë: Jo shkatërrimit të Teatrit!
Ka nisur pasditen e sotme protesta kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Artisë e qytetarë u bashkuan në sheshin para Teatrit Kombëtar, nga ku nisën marshimin drejt godinës së Kryeministrisë e më pas Presidencës, ku u ndalën duke i bërë thirrje Metës të mos dekretojë ligjin për Teatrin Kombëtar.
“Jo shembjes, jo shkatërrimit. Teatri i Qytetarëve. Eja mblidhuni këtu këtu bashkë me ne. Rroftë Shqipëria, poshtë diktatura. Teatri është i joni…“, ishin disa nga thirrjet në kor të protestuesve.
Me nisjen e protestës ka reaguar edhe kreu i PD-së Lulzim Basha i cili në një shënim në rrjetet sociale shkruan: “Opozita bashkë me qytetarët prej muajsh protestojnë kundër aferës korruptive te Edi Ramës me pastrimin e parave të pista të drogës dhe korrupsionit nepërmjet shembjes së Teatrit e ngritjes se kullave”.
Te enjten e kaluar, mazhoranca votoi në parlament projektligjin që parashikon shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit të një të reje nga një kompani private. Një grup artistësh i dërguar një letër Presidentit Ilir Meta duke i kërkuar mosderektimin e ligjit. Edhe opozita (PD e LSI) ka mbajtur të njëjtën qëndrim.