TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Luftëtari ka debutuar në mënyrën më të keqe të mundshme në Europa League. Skuadra gjirokastrite është mposhtur në sfidën e parë në eliminatoret e Europa League 5-0 nga ekipi letonez, Ventspils.
Skuadra e drejtuar nga Kostic i pësoi të gjitha golat në 45 minutat e para, ndërkohë që në pjesën e dytë letonezët toleruan duke mos i ndëshkuar më. Ylli i ndeshjes ishte sulmuesi Akinyemi, i cili shënoi 4 nga 5 golat e skuadrës së tij, teksa njërën prej tyre nga pika e bardhë.
Golin tjetër e shënoi Aiyegun po me penallti në fundin e pjesës së parë. Sfida e kthimit do të jetë thjeshtë formalitet për letonezët që eliminojnë lehtësisht Luftëtarin.