AKTUALITET, 22 Maj 2019, 11:15

Meta: Reforma në Drejtësi, shkak për krizën politike

Meta: Reforma në Drejtësi, shkak për krizën politike


Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka folur me tone të larta lidhur me ngecjen e Reformës në Drejtësi, e cila sipas tij, është shkaktare e krizës politike që po kalon vendi sot.

“Nëse Reforma në Drejtësi do ishte e suksesshme, s’do ishim sot pa Gjykatë Kushtetuese. Jemi në një situatë ekstraligjore.

E kam thënë Reforma në Drejtësi do jetë e suksesshme kur të ketë në Shqipëri më shumë investime amerikane, gjermane, britanike dhe vende të tjera.

Kemi një krizë serioze në Shqipëri të cilës nuk mund t’iu shmangemi”, u shpreh Meta.