AKTUALITET, 22 Maj 2019, 10:53

Policia liroi trafikantin Naser Gashi, prokuroria pushon hetimet

Policia liroi trafikantin Naser Gashi, prokuroria pushon hetimet


Hetimet për skandalin e lirimit të Naser Gashit, janë pushuar zyrtarisht nga Prokuroria e Lezhës.

Ky institucion ka vendosur që policët të cilët liruan trafikantit e dënuar me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda Naser Gashin, nuk kanë kryer vepër penale.

Me një vendim tërësisht të fshehtë dhe në mungesë të plotë të transparencës Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë, ka pushuar hetimet për katër punonjësit e policisë së Kukësit mes tyre dy drejtues për shkak se nuk arrihet të provohet vepra penale.

Ndërsa i vetmi i penalizuar deri në këto momente është ish-zv. drejtori i policisë kriminale të Drejtorisë së Kukësit Shkëlqim Pepkolaj i cili u pezullua nga policia sepse kishte vënë në dijeni eprorët për skandalin e lirimit të të dënuarit me 7 vite e 4 muaj burg për trafikim të lëndëve narkotike.

Ky i fundit nga frika e hakmarrjes nga grupet kriminale dhe duke mos gjetur mbështetje nga shteti është zhvendosur së bashku me familjen në një vend të bashkimit evropian.

Pepkola ka postuar një status në rrjetet sociale ku shkruan se shteti është bërë palë me krimin dhe jo me mbrojtësit e ligjit. Ai shton se ky është morali i qeverisë, i ministrit dhe Prokurorisë Marionetë që dirigjohet nga kryeministri.

Postimi:

Kjo eshte Drejtesia Shqiptare e perçudnuar nga veglat e politikes qorre dhe pushtetit te hajduteve..!

Shqiptarë te nderuar e kuptoni tani se çdo te thote kur shteti e gjen te udhes ti behet krah kriminelit dhe jo mbrojtesit te ligjit..?!!!

Ky eshte morali i Qeverise Shqiptare.! Ky eshte morali i nje palo Ministri qyrravec dhe i nje Prokurorie marionete qe dirigjohet nga kryeministri i hajnave dhe oligarkeve te tije..!