TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka emëruar drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë dhe inspektorin e përgjithshëm të saj.
"Në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore dhe në bashkërëndim me presidentin, sot kam emëruar, Kreshnik Gashin, në postin e drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ndërsa Burim Ramadanin në postin e inspektorit të Përgjithshëm të AKI-së", tha Haradinaj, shkruan Syri.net Kosova.
Ai shtoi se profilet e të emëruarve, si figura publike me integritet dhe ekspertë për siguri, garantojnë profesionalizmin dhe kredibilitetin e AKI-së.