TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është thuajse zakon në Shqipëri që dera e makinave të zyrtarëve të lartë të hapet nga badigardët shoqërues, ndryshe nga se ndodh në vende perëndimore.
Por, Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj duket se ka shënuar një rekord të ri: Derën e makinës së tij e hap një zonjë, dukshëm në moshë. Ende nuk dihet se çfarë pozicioni ka zonja në fjalë, por në këtë video duket qartë që Cakaj pret që dera e makinës t’i hapet nga ajo.
Videoja u regjistrua në momentin kur Cakaj ka zbritur nga makina për të shkuar në ceremoninë e marrjes së Kryesisë së OSBE-së, ndërsa më pas takon ministrin e Jashtëm sllovak, Miroslav Lajčák, kryesuesi i derimëtanishëm i kësaj organizate.
https://www.facebook.com/tepaekspozuarit/videos/448592556082060/