TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bashkëshortja e kryeministrit Rama, Linda Rama, do të ndihmojë personat e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, si vullnetare.
Gazeta Tema njofton se zonja Linda ka patur eksperiencë si vullnetare, në menaxhimin e krizës humanitare, gjatë luftës së Kosovës, ndaj tashmë do të angazhohet edhe në menaxhimin e krizës post-tërmet në Shqipëri.
Zonja Linda nuk e ka shpjeguar konkretisht se me çfarë do të merret dhe si do të asistojë të prekurit nga tërmeti, por duket se familja "kryeministrore" është e gjitha me "mish e me shpirt", në shërbim të popullit.
Siç e keni parë të gjithë, veçanërisht angazhimi i kryeministrit Rama, është mjaft intensiv, duke nisur punën në ERTV, që në 6 të mëngjesit dhe duke e përfunduar atë në mbrëmje, madje duke dhënë instruksione se si të punojë edhe Erion Veliaj me shokë.
/TPZ.al/