AKTUALITET, 5 Janar 2019, 12:15

Presidenti Meta dekreton shkarkimin e ministres Nikolla

Presidenti Meta dekreton shkarkimin e ministres Nikolla

Presidenti Meta ka dekretuar sot shkarkimin e Lindita Nikollës nga detyra e Ministres së Arsimit.

Kujtojmë këtu se ministrja Nikolla si dhe 6 ministra të tjerë të kabinetit qeverisë, u shkarkun nga kryeministri Rama në Asamblenë e PS me 28 dhjetori.

Mbrëmjen e djeshme Rama ka dërguar në Presidencë për dekretim emrat e ministrave të rinj dhe zëvendëskryeministrit, Erion Braçe.

Sipas procedurave, emërimi i ministrave të rinj dhe shkarkimi i të vjetërve duhet të presë datën 21 janar. Kjo, pasi Kuvendi ka mbyllur sesionin e vjeshtës dhe fillon punën në të hënën e tretë të muajit janar.