AKTUALITET, 5 Janar 2019, 11:12

Foto/ Tjetër tërmet shkund Shqipërinë

Pas dy tërmeteve të fuqishme që ranë mbrëmjen e djeshme në Himarë, toka është lëkundur sërish.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë të ditur se sërish ka pasur tërmete në zonën e Himarës.

Tërmeti i radhës ka rënë në mesnatë në zonën e Borshit. Ai ka qenë më i lehtë se dy të parët.

Kujtojmë se nga tërmeti 4.7 ballë që ra mbrëmë në jug pati dëmtim të disa banesave, por fatmirësisht asnjë person të lënduar.