TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS me 28 dhjetor 2018, shkarkoi live më shumë se gjysmën e ministrave të tij, mes të cilëve edhe ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro.
Ndërkohë, kjo është komentuar në studion e Artur Zhejit nga gazetari Bejdo Malo, duke e cilësuar si një veprim i gabuar.
Sipas gazetarit Kumbaro nuk e ka pritur shkarkimin, edhe për shkak të njohjes së vjetër që ajo ka pasur me Ramën, madje kryeministrit i ka hapur dyert e shtëpisë së saj për dy vite me radhë në Paris.
“Ajo e ka mbajtur dy vjet në shtëpinë e saj zotin Rama dhe nuk e priste kurrë nga Rama që t’i bënte këtë padrejtësi. Kjo është e vërtetuar. Në Paris. Mirela ka qenë me një program që e mbulonte edhe shtëpinë. I shoqi ka qenë në BBC. Mirela ka babanë nga Libohova dhe nënën nga Vunoi. E ka kushërirë”, u shpreh Malo.
Në vend të Kumbaros në krye të Ministrisë së Kulturës është vendosur arkitektja Elva Margariti, e cila është një nga përkrahëset e idesë për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar.