AKTUALITET, 28 Shkurt 2019, 17:03

VIDEO/ Pamje të rënda nga aksidenti në Durrës ku humbi jetën një grua

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur para pak minutash në zonën e Gjirit të Lalzit në Durrës.

Dy mjete janë përplasur dhe për pasojë ka nderruar jetë drejtuesja e njërës prej mjeteve, e cila udhëtonte së bashku me fëmijët e saj.

Bëhet e ditur se personi që ka humbur jetën është Mirela Daci. Fatmirësisht fëmijët nuk kanë pësuar dëmtime.

Ndërkohë në mjetin tjetër mësohet se udhëtonte një çift francez.