TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ralf Gjoni, kandidat për deputet në listat e LSI-së në zgjedhjet e 2017, ka sërish mundësinë për të marrë mandatin e deputetit. Dy vite më parë nuk arriti të futej në parlament si pasojë e rezultatit në zgjedhje, ndërsa këtë herë ka mundësinë të zgjedhë vetë për të bërë një gjë të tillë.
Ralf Gjoni, ndodhet në listën e Tiranës nga radhët e LSI, ndërsa mundësia për të marrë mandatin i është krijuar pas vendimit politik të opozitës për djegien e mandateve.
Për vendimin Gjoni duket se ka kërkuar ndihmën e raportuesit për Shqipërinë Knut Fleckenstein, i cili vizitoi Tiranën së bashku me një delegacion të PE, ndërsa mesazhet që përcollën ishin të qarta, vendet e mbetura bosh në parlament duhet të plotësohen.
Në profilin e tij në facebook, Gjoni ka postuar foto nga takimi me Fleckenstein në një nga lokalet e kryeqytetit.
“Me mikun tim të mirë Knut Fleckenstein MEP duke diskutuar për të ardhmen e Shqipërisë, nën diellin e Tiranës që po ndriçon”,- shkruan Gjoni edhe pse në përgjigjet ndaj komentuesve thotë se nuk ka ende një vendimmarrje për këtë cështje. “S’kam asnjë vendimmarrje dhe asnjë mendje se si do shkojë kjo punë. Shpresoj shumë që të rikthehen në Kuvend e të mos krijojnë probleme kot..”.