AKTUALITET, 25 Tetor 2019, 13:09

VIDEO/ Operacioni blic për drogë e armë në portin e Durrësit, arrestohen dy persona

VIDEO/ Operacioni blic për drogë e armë në portin e


Dy persona janë ndaluar nga policia gjatë aksionit blic që po mbahet aktualisht në portin e Durrësit për drogë dhe armë e kontrabandë.

Këtyre personave iu gjet diçka e dyshimtë në automjetin e tyre. Mbi 200 punonjës policie të angazhuar në operacionin në fjalë.

Policia po kryen kontrolle në automjete dhe në kontejner, ndërsa pjesë e kontrolleve janë edhe anijet e peshkimit për kontrabandë karburanti.

Aktualisht porti është i rrethuar nga forcat e Posaçme Operacionale, policia kufitare dhe Drejtoria Vendore Durrës.

Pritet që të tjera detaje të dalin në dritë.