AKTUALITET, 2 Dhjetor 2019, 11:53

Video/ Nis puna për pastrimin e Durrësit nga rrënojat, IKMT shemb hotele e banesa

Video/ Nis puna për pastrimin e Durrësit nga rrënojat, IKMT shemb


Punonjësit e Inspektoratit Kombëtar të Mjedisit dhe Territorit vijojnë edhe sot punën për shembjen e ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, në qytetin e Durrësit.

Mëngjesin e sotëm, puna e IKMT ka nisur me shembjen e hotel “Lubjana”, në qytetin bregdetar, i cili u shkatërrua nga tërmeti katastrofik. Ndërkohë, punimet për shembjen e hotelit po inspektohen dhe nga drejtuesja e IKMT, Dallëndyshe Bici.

Puna për shembjen e këtij hoteli nisi mbrëmjen e kaluar, por u ndërpre për të rinisur sërish sot.

Nga ana tjetër se përveç IKMT, Bashkia e Durrësit sot ka zbritur masivisht në terren, duke aktivizuar 10 grupe inspektimi të përbërë nga inxhinierë, inspektorë, arkitektë, që po shohin nga afër të gjitha pallatet, për të bërë vlerësimin e tyre, nëse janë ose jo të banueshëm.

Sipas gazetares, po punohet në disa fronte për shembjen e ndërtesave dhe njëherësh edhe largimin e inerteve./ Balkan Web