TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme në orën 12:00, në Gjykatën e Durrësit do të zhvillohet gjyqi ndaj studentes Xhuljana Aliaj, e cila u arrestua për përhapje paniku, pasi shpërndau në rrjetet sociale një lajm të medias së Vatikanit.
Avokati i saj, Stefan Topalli, ka ndarë në rrjetet sociale edhe disa nga fjalët që Xhulia i ka thënë atij para seancës gjyqësore.
“Më bjer një palë uratë se Biblën e kam me vete- këto ishin një ndër porositë e Xhulja Aliajt kur vajta ta takoja(dje pasdite) si përfaqësues ligjor.
Seanca e vleftësimit të masës së sigurisë është sot në orën 12.00.
Xhulia është mirë dhe ju falënderon të gjithëve për mbështetjen. Mbrojtja është gati.”- thekson avokati.