TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dëmet të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit kanë sjellë edhe shumë dëme banesash në qytetin e Durrësit.
Shumë banorët ndodhen ende para bashkisë së Durrës dhe kërkojnë ekspertë për të parë banesat e tyre. Një prej tyre është shprehur për “Ora News” se ka vetëm 9 muaj që ishte futur në apartamentin e ri për të cilin ka dhënë kursimet e 42 viteve punë. Por ai ka treguar se banesa e tij është e shkatërruar dhe i kërkon pronarit të pallatit që t’i kthejë paratë.
“”Vajta për 42 vjet mësues, kurseva si kurseva, 38 mijë euro bleva shtëpi tek isha fabrika e Bukës. 9 muaj që jam futur aty. Është e shkatërruar.
Unë e di që qoftë Shqipëria qoftë qeveria janë në hall. Unë nuk dua gjë tjetër veçse ti marr atij pronarit paratë e mija dhe asgjë tjetër. Do flejë jashtë, veç të më japë paratë e mija dhe të iki. Apartamentet janë shitur si kulla e Parisit”, u shpreh ai.