AKTUALITET, 11 Gusht 2019, 21:08

I hedhin letra higjienike, shqiptarët përdhosin memorialin turk në Tiranë: Sna përket ne

I hedhin letra higjienike, shqiptarët përdhosin memorialin turk

Memoriali turk që u ndërtua në nderim të 251 viktimave të shtetit tek Liqeni artificial në Tiranë është përdhosur. Qytetarë të ndryshëm e kanë rrethuar me letra higjienike dhe kanë lënë një shënim aty.

“Respekt për kedo që nuk jeton më, por ku monument nuk na përket neve, i përket ish pushtuesve tanë. Bërë në datë 11.08.2019 paqësisht në vend demokratik,”- shkruhet në letrën e lënë mbi memorial.

Përurimi i këtij memoriali u zhvillua më 15 korrik por lajmi u bë i ditur nëpërmjet mediave turke vetëm dy ditë më parë. Nderimi i 251 viktimave të rënë në shtetin turk gjatë grushtit të shtetit në mbrojtje të presidentit Erdogan ka hapur mjaft polemika nga politikanët në vend.