AKTUALITET, 4 Gusht 2020, 23:04

Video/ Momenti rrëqethës në Bejrut, babai bën gjithçka që të mbrojë të birin, e fut nën tavolinë dhe…

Video/ Momenti rrëqethës në Bejrut, babai bën


Kamerat e sigurisë brenda një apartamenti privat në Bejrut, kanë filmuar momentin kur një baba i pushtuar nga paniku bën gjithçka që ta mbrojë djalin nga shpërthimi i fuqishëm që dridhi tërë kryeqytetin e Libanit.

Ky baba tërë kohën e përqafonte të birin duke tentuar ta qetësojë, e në fund nga dridhjet e mëdha si pasojë e shpërthimit e fut nën tavolinë dhe me trupin e tij e mbron.

https://twitter.com/i/status/1290713437912391686

Kujtojmë që në Bejrut sot kanë ndodhur të paktën dy shpërthime të fuqishme, ku si pasojë kanë humbur jetën të paktën 30 persona. Këto të dhëna i ka konfirmuar edhe Kryqi i Kuq në Liban.

Dyshohet se shkak i shpërthimit ishte një depo gjigante me mjete piroteknike që gjendej në afërsi të portit detar të këtij qyteti.