TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të paktën 30 persona kanë humbur jetën dhe 3,000 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të fuqishëm që ndodhi në kryeqytetin e Libanit.
Nga pamjet e publikuara në mediat duket se të lënduarit po marrin kujdes shëndetësor në rrugë apo në parkingje pasi spitalit afër zonës janë të shkatërruar si pasojë e shpërthimit.
Ka raportime po ashtu se spitalet po kthejnë njerëz pasi nuk kanë mundësi t’u japin kujdes shëndetësor. Pamje të shumta nga vendi i ngjarjes tregojnë impaktin e rëndë që pati shpërthimi në ndërtesa dhe në njerëz.
Në rrugë mund të shihen njerëz që u lexohet terrori në sy, ndërsa nuk mungojnë njollat e gjakut e plagët në trupat e tyre.
Ndërkohë, Ministri i Brendshëm i Libanit Mohammed Fehmi është shprehur se shpërthimi i fuqishëm mund të jetë shkaktuar nga materialet plasëse që mbaheshin në portin e Beirut-it
