TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë me koronavirus dy persona në Sarandë. Gazetarja Shpresa Dine raporton për “BalkanWeb” se bëhet fjalë për dy persona nga fshati Kulluricë i Bashkisë Finiq.
Mësohet se ata kishin pak ditë që kishin ardhur nga Greqia, ku dyshohet se janë infektuar. Ndërkohë, ka nisur hetimi epidemiologjik i rasteve dhe dy personat e infektuar janë karantinuar.
Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 130 raste pozitive në të gjithë vendin, një tjetër rekord infektimesh ky në Shqipëri.