AKTUALITET, 4 Gusht 2020, 22:26

Tragjedi në Liban dhjetëra të vdekur, dhe qindra të plagosur


Një shpërthim gjigand trondit kryeqytetin e Libanit, Bejrutin.

[video width="636" height="380" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2020/08/02.mp4"][/video]

Mediat lokale raportojnë për qindra të plagosur dhe viktima, pas shpërthimit në një fabrikë fishekzjarresh në portin e qytetit. Autoritetet kanë thënë se sasitë e mëdha të nitratit të amonit që ishin në port janë bërë shkak për shpërthimin, megjithëse deri më tani shkaqet janë ende të pakonfirmuara.

[video width="636" height="382" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2020/08/03.mp4"][/video]

Ministri i shëndetësisë në Liban ka thënë se ka shumë të lënduar dhe dëme të mëdha.

Izraeli ka mohuar përfshirjen në përshkallëzimin e tensioneve me grupin e Hezbollah, përgjatë kufirit jugor të vendit.

Shpërthimi vjen pak ditë para se një Gjykatë e Kombeve të Bashkuara të marrë vendim për vrasjen e ish kryeministrit të vendit Refik Hari.

Disa milje më larg shpërthimit, njerëz në Qipro pretendojnë se kanë dëgjuar jehonën e tij. Ndërtesa janë shëmbur në Liban, ndërsa ato që qëndruan kanë ballkone të rrëzuar, tavane të thërrmuar dhe dritare të shkatërruara kudo.

Aeroporti i Bejrutit, gjashtë milje larg portit ka pasur dëmtime. Në godinat e tij, tavanet kanë rënë.

https://twitter.com/i/status/1290693535231090688

Guvernatori i portit i tha gazetarëve se ai nuk e di arsyen e shperthimit gjigand por se kurrë nuk kishte parë një shkatërrim të tillë, të cilin e krahasoi me skenat e Hiroshimës në Nagasaki.

Libani është i përfshirë nga tensionet politike. Gjatë periudhës së fundit janë organizuar demonstrata kundër qeverisë duke kërkuar përmirësimin e situatës më të rëndë ekonomike që nga lufta civile 1975-1990.

https://twitter.com/i/status/1290689148572127233

https://twitter.com/i/status/1290692446817587203