TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një video e tmerrshme e përplasjes së një avioni rus Tu-22M3 në rajonin Murmansk u shfaq në internet. Avioni ka shpërthyer në flakë pas përplasjes.
Videoja e tragjedisë, e regjistruar me sa duket nga një prej ushtarakëve në një bazë ajrore pranë qytetit të Olenegorsk ka përfunduar në internet, tregon mjegullën e rëndë që mbulon zonën gjatë incidentit të 22 janarit.
Tre nga katër anëtarët e ekuipazhit vdiqën në vend, ndërsa komandanti mbijetoi mrekullisht. Një hetim është hapur për të përcaktuar shkakun e rrëzimit.
Tupolev-22M3 është versioni modern i bombarduesit supersonik, që hyri në shërbim në vitet 1970.
Aeroplani i përfshirë në aksidentin fatale u prodhua 33 vjet më parë, por iu nënshtrua një rikonstruksioni tërësor në vitin 2012, duke u modernizuar.