TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Angelia Jolie vlerësohet si aktorja më e mirë në botë, por kjo nuk e ka ndaluar t’u japë një mësim mbi përulësinë fëmijëve të saj, duke dalë për të shitur ushqim organik për qentë në një tezgë në mes të një parku.
43-vjeçarja po përflitet në mbarë botën për veprimin e saj mjaft human që është bërë viral! Ajo është fotografuar nga një aktore e re në moshë.
Veprimi i Jolie duket se e ka tronditur dhe futur në dilemë 27-vjeçaren e cila fotografoi aktoren e njohur, për shkak se ajo e publikoi foton e shkrepur në muajin nëntor vetëm ditën e djeshme e jo më parë.
Jolie po shiste produktet ushqimore organike për qentë së bashku me binjakët 10-vjeçarë Knox dhe Vivienne, si dhe vajzën 12-vjeçare, Shiloh.
Angeline me gjestin e saj është një shembull i mirë për të gjithë njerëzimin, pasi tregon kujdesin e veçantë që duhet të ndërmarrim ndaj kafshëve, duke i ushqyer me ushqim organik, i cili është më i shëndetshëm se gjithçka tjetër!
Jolie po mundohet t’i rrisë fëmijët e saj si çdo familje e zakonshme duke u mësuar punë të tilla që në moshë të re!
