TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbetemi në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme kontinentale duke ndikuar mot të kthjellët në Shqipëri.
Mesdita dhe pasditja sjellin kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin, më të theksuara në zonat Verilindore – Juglindore. Gjatë natës vranësirat shtohen në të gjithë territorin duke gjeneruar dhe reshje shiu e dëbore.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -6 deri 11°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.