TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Emanuele Macron ka bërë sot thirrje për të mbështetur referendumin në Maqedoni, i cili do të mbahet më 30 shtator.
Përmes një videomesazhi, Macron i drejtohet qytetarëve të Maqedonisë, që të marrin pjesë në votime për njohjen e emrit. Ai theksoi se Marrëveshja e Prespës duhet të mbështetet.
Macron pohoi se marrëveshja me Greqinë siguron të ardhme për vendin dhe se beson në urtësinë e qytetarëve.
“Duhet mbështetur Marrëveshja e Prespës. Marrëveshja e Prespës, e ardhmja e Maqedonisë”, thotë në mesazhin e tij Macron.