SPORT, 25 Janar 2020, 19:19

VIDEO/ “Luftë” jashtë stadiumit, ultrasit e Valencias dhe Barcelonës përplasen në rrugë

VIDEO/ “Luftë” jashtë stadiumit, ultrasit e Valencias dhe


Përballja e sotme midis Barcelonës dhe Valencias është shoqëruar me tensione dhe përplasje të dhunshme midis ultrasve të të dyja kampeve.

Jashtë stadiumit “Mestaja” tifozët fanatikë të Valencias dhe Barcelonës janë konfliktuar dhunshëm me njëri-tjetrin duke goditur me karrige, shufra, flakadanë etj. Sipas informacioneve të fundit të mediave spanjolle, është arrestuar një anëtar i ultrasve të Barcelonës “Boixos Nois”, ndërsa u identifikuan dhe 60 persona të tjerë.

Në orët e ardhshme, pritet të kryhen arrestime të shumta nga të dyja kampet e ultrasve të Valencias (Yomus) dhe Barcelonës (Boixos Nois).

Pamjet e filmuara nga mediat iberike janë përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale.

https://twitter.com/i/status/1221049490712551429