SPORT, 25 Janar 2020, 19:17

Lojtari i dytë në historinë e Bundesligës, Gjasula merr kartonin e dhjetë të verdhë në 18 ndeshje

Lojtari i dytë në historinë e Bundesligës, Gjasula merr


Klaus Gjasula, mesfushori i Kombëtares ka marrë kartonin e 10-të të verdhë në 18 ndeshje në Bundesligë dhe kështu ka vendosur një rekord.

Sipas të dhënave statistikore të “Optas”, mesfushori shqiptar është i dyti lojtar në historinë e Bundesligës që ka marrë 10 kartonë të verdhë në 18 ndeshje, pas ish-lojtarit të Uerdigenit, Helmut Rahner.

Në minutën e 14-të të ndeshjes së sotme të Paderbornit me Freiburgun, ai është ndëshkuar me karton të verdhë dhe do humbasë ndeshjen e javës së ardhshme me Volfsburgun.