TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vedat Muriqi është kthyer në lojtarin protagonist të Fenerbahçes, duke qenë golashënuesi dhe udhëheqësi i skuadrës. Performancat e tij me turqit, por edhe me përfaqësuesen e Kosovës, nuk kanë kaluar pa u vënë re prej disa nga klubeve më të mëdha europiane.
Për sulmuesin ka pasur interesim nga Premier League, ku Totenhemi i Murinjos e dëshiron si zëvendësues të Kejn, ndërsa nga Serie A, Lacio është e vëmendshme për të ndjekur zhvillimet në lidhje me të ardhmen e Muriqit. Por, së fundmi, 25-vjeçari ka fituar vëmendjen edhe një klubi nga La Liga.
Bëhet fjalë për Real Sociedad. Baskët duke njohur dëshirën e Fenerbahçes për të mos e lëshuar Muriqin në gjysmën e sezonit, po tentojnë të fitojnë mirëbesimin e drejtuesve turq, për ta transferuar nga sezoni i ardhshëm. Megjithatë, garë është e komplikuar pasi në verë, klubet e sipërpërmendura por edhe të tjera nuk do rrinë duarkryq për sulmuesin shqiptar.