LIFESTYLE, 29 Janar 2019, 10:06

VIDEO/ Luana Vjollca vendos të këndojë live dhe na e shuan kureshtjen

VIDEO/ Luana Vjollca vendos të këndojë live dhe na e shuan

Moderatorja Luana Vjollca e ka shprehur gjithmonë pasionin e saj të madh për muzikën madje ka realizuar dhe disa këngë ‘Vec ti’, ‘Ai’, ‘E jemja’  si dhe bashkëpunime me këngëtarë tjerë të njohur si Bujar Qamili, Getoar Selimi.

Pavarësisht se mund ta keni dëgjuar të këndojë nëpër koncerte, performancat kanë qenë të shoqëruara me “playback”.

Tashmë Luana Vjollca vendosi të publikojë një video, ku shfaqet duke kënduar “live” në një studio.

Moderatorja dhe këngëtarja shqiptare sjell versionin e saj të këngës “Moj e bukura More”, ndërsa e interpreton pa ndihmën e muzikës.

“Për pikë të qejfit”, është mbishkrimi i Luanës, në videon e publikuar në Instagram.