TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Victoria Beckham është xhindosur kur zbuloi se mes djalit të saj asokohe 18 vjeçar dhe këngëtares Rita Ora, ka pasur një flirt.
Një mik i stilistes 44 vjeçare, tha se ajo “e bëri të qartë se nuk e aprovonte këtë romancë”, e cila u zbulua në maj të 2017.
Victoria dhe bashkëshorti David e ndaluan të birin që të takohej me këngëtaren dhe e nisën në New York, për ta mbajtur atë larg nga Rita, e cila është e njohur për lidhje dhe takime me një varg yjesh rocku dhe modele femra.
Në 2013-ën, Rita doli me shokun e Becks-ave Dave Gardner, një tjetër arsye që Davidi kuptohet pse ka qenë i zemëruar.
Një burim tha: “Victoria pa disa mesazhe. Ajo nuk donte që djali i saj të shkonte në rrugë të gabuar dhe nuk donte që ata të dilnin së bashku.
Davidi dhe Victoria ishin të bindur se çifti nuk duhej të takoheshin dhe e bënë shumë të qartë se nuk e kishin miratuar”.
Brooklyn, model dhe fotograf, sapo kishte mbushur 18 vjeç kur ai dhe Rita, 26 vjeç, u panë duke mbajtur duart në një restorant në Londër.
Darka çoi më pas në “puthje” dhe një seri tekstesh flirtuese, pa u shqetësuar për diferencën tetë-vjeçare të moshës.
Një muaj më vonë, në qershor 2017, ata përsëri u afruan në festivalin Glastonbury por Brooklyn ishte i shoqëruar nga prindërit.
Brenda javëve të festivalit, ai u kthye në kolegj në New York e kështu çështja u quajt “e mbyllur”.
Ai dhe Rita ranë dakord reciprokisht për t’i dhënë fund lidhjes, por thuhet se ende kanë në marrëdhënie me njëri tjetrin.