TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ka nisur Kuvendi sot në 16 korrik. Kryetari i parlamentit Niko Peleshi lexoi agjendën e ditës.
Bien në sy projekt-rezolutat për punën e disa institucioneve dhe miratimin e disa projekt-ligjeve.
Konferenca e Kryetarëve vendosi që Komisioni për Reformën Zgjedhore të shtyjë punën në nëntor.
Ndërkaq, sot në Kuvend nuk do të jenë deputetët e PD-së, me argumentin se për sa kohë që kërkesat e qytetarëve nuk plotësohet, nuk mund të jenë në parlament. Me gjasë që edhe sot mund të ketë diskutime mes deputetëve të mazhorancës dhe atyre të partive të vogla.
Sot do të votohen edhe projekt-rezolutat që u diskutuan dhe të hënën, për punën e një sërë institucionesh.
Rendin e ditës e nis një interpelancë me ministrin e Financave, Petrit Malaj, e kërkuar nga deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Megjithatë, PD ka konfirmuar se do të vijojë bojkotin e seancave derisa mazhoranca të shqyrtojë kërkesat e protestuesve.
Në rendin e ditës po ashtu është parashikuar hedhja në votim e disa projektligjeve, si edhe shqyrtimi i një sërë projektrezolutash për vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve të pavarura gjatë vitit 2025. Seancën e kaluar, projektrezolutat u shqyrtuan dhe tanimë ka mbetur vetëm votimi i tyre.