LIFESTYLE, 26 Tetor 2019, 23:22

“Ajo është e vetmja”, Mozzik flet për Loredanën pak kohë pas ndarjes

“Ajo është e vetmja”, Mozzik flet për Loredanën

Reperi kosovar, Gramoz Aliu, i njohur në botën e artit si Mozzik, ka folur për Loredaënën për herë të parë pasi dyshja morën vendimin të ndaheshin.

I ftuar në emisionin “Shiko kush luan”, reperi u pyet se sa të dashura serioze ka patur.

Pa u menduar shumë këngëtari përmendi Loredanën, si nënën e vajzës së tij.

“E dinë të gjithë që vetëm një dhe ajo është nëna e vajzës time, Loredana,”– tha këngëtari duke shkatuar një atmosferë mjaft emocionuese në emision.

Dyshja janë ndarë zyrtarisht prej rreth dy muajsh. Ata janë prindër të një vajze të cilën e kanë pagëzuar me emrin Hana.