AKTUALITET, 5 Qershor 2020, 11:30

VIDEO/ Koronavirusi, Tomini: Ja sa pacientë janë në terapi intensive në Infektiv

VIDEO/ Koronavirusi, Tomini: Ja sa pacientë janë në terapi


Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 12 qytetarë, duke e çuar numrin total të personave që e kanë mundur koronavirusin, që nga fillimi epidemisë në 910.

Ndërkohë që në Infektiv vijon beteja për shërimin e personave që janë të shtruar.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se “Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 24 të prekur, nga të cilët pesë janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar”.

Sipas të dhënave, më pak se 10% e të prekurve aktivë po trajtohen në spital kurse pjesa tjetër po ndiqen nga mjekët e familjes.

COVID-19 – Statistika (5 Qershor 2020)

Testime totale 17844

Testime molekulare 15809

Testime serologjike 2035

Raste pozitive 1212

Raste të shëruara 910

Raste Aktive 269

Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)