TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy vëllezër u ekzekutuan mbrëmjen e djeshme në Krujë, nga një person, i cili, sipas Policisë, dyshohet se i ka qëlluar për motive hasmërie.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:25, në fshatin Gramëz, në rrethana ende të paqarta.
Vëllezërit Gramoz dhe Xhentil Bardhi, përkatësisht 34 dhe 24 vjeç, janë plāgosur rëndë me ārmë zjarri dhe fatkeqësisht kanë ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.
Ngjarja e rëndë ka shkaktuar edhe reagimin e Dom Gjergj Metës, i cili në një postim në rrjetet sociale tregon se e njihte njërin nga víktimat.
Dom Gjergj Meta njihte Xhontilin, i cili ishte pagëzuar Gjon dhe ishte një i ri shumë aktiv në aktivitetet e rinisë së krishterë.
“Sa shumë gjana kisha me të thanë sot more Gjon. Por për tash po të them vetëm lamtumirë! E më fal që nuk munda me mbërritë në kohë …
Lamtumirë Gjoni i mirë! Lutju Zotit për ne!”, shkruan Dom Gjergj Meta.