AKTUALITET, 5 Qershor 2020, 09:56

Po transportonin drōgë me dy makina nga Elbasani në Prrenjas, arrestohen tre persona, një në kërkim

Po transportonin drōgë me dy makina nga Elbasani në Prrenjas,


Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin “Domosdova”, ku janë arrestuar tre persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi janë kapur me 28.5 kilogram kanābis.

Policia bën me dije se janë arrestuar T. B., 46 vjeç, I. D., 33 vjeç dhe Y. S., 39 vjeç dhe është shpallur në kërkim B. G., 46 vjeç. Sasia e drogës ishte e vendosur në dy makina, një “Audi” dhe një ” Peugeot”.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Domosdova”. Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, pas një hetimi disamujor. Vihen në pranga 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Sekuestrohen 28.5 kg lëndë narkotike e llojit kānabis dhe automjetet me të cilat udhëtonin këta shtetas.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pas një pune të mirëfilltë operative kanë finalizuar operacioni policor të koduar “Domosdova”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: T. B., 46 vjeç, I. D., 33 vjeç dhe Y. S., 39 vjeç, të tre banues në Korçë.

Si dhe është shpallur në kërkim policor shtetasi B. G., 46 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në aksin rrugor Elbasan-Përrenjas, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetet tip “Audi” dhe ” Peugeot”, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 28.5 kg lëndë narkotike kānabis.

Policia vijon punën për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë që janë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale do t”i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore.