AKTUALITET, 21 Mars 2020, 18:51

Fake News i Edi Ramës, reagon ambasadori spanjoll: Pamjet s’kanë të bëjnë me Spanjën!

Ambasadori spanjoll në Shqipëri, Vicente Canelles reagoi ndaj fake news, pra lajmit të rremë, që kryeministri  Edi Rama, shpërndau ditën e sotme.

Në video shihet policia teksa dhunon barbarisht disa protestues.  Rama tha se videoja është bërë në Spanjë, një vend shumë i goditur nga koronavirusi dhe kërcënoi qytetarët shqiptarë, se policia do të sillet njëlloj me ta, nëse nuk zbatojnë shtet-rrethimin.

Më pas u mësua se videoja e shpërndarë nga Rama, nuk është xhiruar në Spanjë, por në një protestë në Algjeri, pa asnjë lidhje me koronavirusin.

Pas këtij mashtrimi, në faqen e Edi Ramës reagoi edhe ambasadori spanjoll.

‘Megjithëse Ambasada e Spanjës është krejtësisht dakord me rekomandimet e Kryeministrit mbi nevojat e respektimit të masave kufizuese për të mirën e shëndetit të të gjithëve, më vjen shumë keq që janë shpërndarë disa imazhe që nuk kanë të bëjnë fare me Spanjën’, thotë ambasadori.

Rama reagoi duke kërkuar ndjesë për lajmin e rremë dhe u shpreh se videon ia ka dërguar një mik.