TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj, akuzon kryeministrin Edi Rama se ky i fundit ka refuzuar që të japë llogari për tenderin e ushqimeve, që ia dha një kompanie kompjuterësh maqedonase.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, teksa parashtron disa pyetje, Alibeaj pohon se Ramës i merret goja dhe nuk ka asnjë përgjigje për skandalin me bukën e gojës së shqiptarëve në ditën e tyre më të vështirë.
MESAZHI I ALIBEAJT
Edi Rama refuzon të japë llogari për tenderin e paracaktuar të ushqimeve. Pse iu dha një kompanie kompjuterash? Si u informua Olta Xhaçka që, kompania e kompjuterave gjashtë ditë para tenderit ishte regjistruar dhe si kompani ushqimesh? Pse tenderi për rezervat e shtetit u vonua gati një muaj nga shpërthimi i epidemisë?
Pyetjet janë të thjeshta, por Edi Ramës i merret goja dhe nuk ka asnjë përgjigje për skandalin me bukën e gojës së shqiptarëve në ditën e tyre më të vështirë. Shqiptarët duhet të dinë kush fshihet pas këtij skandali. ?
https://www.facebook.com/watch/?v=1022392791465504