TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 42-vjeçar me inicialet Z.Gj., banues në Tale të Lezhës është vënë në pranga pasi akuzohet për falsifikim dokumentesh dhe përvetësim të titullit apo të detyrës shtetërore. Sipas njoftimit zyrtar, 42-vjeçari është vënë në pranga në Shkodër, pasi është ndaluar me mjetin e tij të llojit “Audi”, dhe efektivëve u ka treguar një dokument të ‘Europolice’, duke pretenduar se ishte pjesë e saj.
Pas verifikimeve ka rezultuar se 42-vjeçari ka gënjyer dhe nuk ishte pjesë e “Europolice”, duke sjellë më pas arrestimin e tij. Ndërsa pasagjeri që ndodhej me të, është gjobitur me 10 mijë lekë të reja, për shkeljen e masave të vendosura në kuadër të situatës së krijuar nga Covid-19.
Njoftimi i policisë Shkodër:
Përdorte dokument të falsifikuar për të qarkulluar gjatë orarit për qëndrim në banesë, në kuadër të masave kufizuese për mospërhapjen e COVID-19, arrestohet në flagrancë nga shërbimet e Policisë. Ndëshkohet edhe pasagjeri, me masë 10.000 lekë, për thyerje të rregullit të ndalimit të lëvizjes për këmbësorë pas orës 13:00, pa ndonjë aryse.
Strukturat e DVP Shkodër, në vijim të kontrolleve për zbatimin e masave kufizuese, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit: Z. Gj. 42 vjeç, banues në Tale, Lezhë. Arrestimi i tij u bë pasi, në vendin e quajtur Shtoj i Ri, Shkodër, duke drejtuar mjetin tip Audi, u ndalua nga shërbimet e Policisë për kontroll të autorizimit për lëvizje.
Ky shtetas u ka paraqitur punonjësve të Policisë një dokument dhe distinktiv të “Europolice”. Nga verifikimet paraprake me Europolin rezulton se këto dokumente janë të falsifikuara.
Gjithashtu, është ndëshkuar me masë administrative, për moszbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 “Për masat ndaj COVID-19”, pasi ka thyer rregullin e vetëkarantinimit, edhe pasagjeri që udhëtonte me shtetasin e arrestuar në flagrancë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore”.