AKTUALITET, 4 Prill 2020, 14:30

Mes krizës së koronavirusit, Trump shkarkon zyrtarin e lartë


Presidenti amerikan Donald Trump ka pushuar nga puna një zyrtar të lartë i cili e paralajmëroi për herë të parë Kongresin për një informator anonim i cili kishte dhënë informacione për presionin e Trumpit ndaj Ukrainës për të hetuar ish-zëvendëspresidentin Joe Biden dhe djalin e tij.

BBC shkruan se Trump tha që nuk kishte më besim te Michael Atkinson, inspektori i përgjithshëm i komitetit të inteligjencës.

Demokratët thanë që presidenti po merrte vendime gjatë një emergjence kombëtare të shkaktuar nga koronavirusi.

Ata gjithashtu e akuzuan Presidentin për përpjekje për të minuar komunitetin e inteligjencës.

Vitin e kaluar, Atkinson informoi Kongresin për ankesën se Presidenti Trump dyshohej të kishte abuzuar me detyrën e tij duke i bërë presion Ukrainës për të hapur një hetim ndaj kandidatit për president presidencial Joe Biden dhe djalit të tij.

Në letrat drejtuar Kongresit, Z. Atkinson e përshkroi ankesën si “urgjente” dhe “të besueshme”.