TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Klubi i Tottenhamit konfirmoi këtë të mërkurë se një pjesëtar i tij ka rezultuar pozitiv me Koronavirus. Është rasti i vetëm me COVID-19 nga 1197 testet e fundit të kryera nga Premier League.
Me anë të një qëndrimi zyrtar Tottenhami sqaroi se “për shkak të konfidencialitetit mjekësor, emri i individit nuk do të zbulohet”.
Nëse bëhet fjalë për një futbollist, skuadra londineze mund të rrezikojë ristartin e sezonit.
Që kur Premier League nisi të kryente testet masive për 20 klubet e saj, nga rreth 4 900 të testuar vetëm 13 raste në total nga rezultuar me Koronavirus.
https://twitter.com/SpursOfficial/status/1268200184959438849