TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kategoria Superiore u rikthye ditën e sotme, pas pezullimit në muajin mars, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Këtë pasdite u luajtën katër takime, të vlefshme për javën e 27-të, ndërsa Partizani-Skënderbeu do të zhvillohet në orën 20:00.
Vëmendja kryesore ishte te dy ekipet kryesuese, Tirana dhe Kukësi, të cilat kishin përballë përkatësisht Bylisin dhe Luftëtarin.
Bardheblutë fituan në transfertën e vështirë të Ballshit me rezultatin 3-1, duke vijuar edhe pas periudhës së pandemisë ecurinë pozitive.
Kukësi me mjaft vështirësi fiton 2-1 në fund me Luftëtarin në “Elbasan Arena”, duke mbajtur ritmin e kryesuesve të Tiranës, teksa diferenca mes tyre mbetet 9 pikë.
Në dy takimet e tjera, Vllaznia fiton 3-1 në transfertë me Flamurtarin, ndërsa Laçi dhe Teuta ndahen në barazim 1-1.
Rezultatet
Bylis-Tirana 1-3
Flamurtari-Vllaznia 1-2
Kukësi-Luftëtari 2-1
Laçi-Teuta 1-1
Partizani-Skënderbeu ora 20:00