SPORT, 3 Prill 2019, 00:20

VIDEO/ Flet Olghe Balliu, gjeniu shqiptar që sillet si Mesi, por do shkojë te Reali i Madridit

VIDEO/ Flet Olghe Balliu, gjeniu shqiptar që sillet si Mesi, por do

I gjatë vetëm 1.40m, vogëlushi që këmbë natyrale ka të majtën, mori vëmendjen e të gjithë mediave, pas një video që u bë hit, e ku ai mbante palexho topin e tenisit, rreth 200 herë pa rënë në tokë, e ku të gjithë filluan ta krahasojnë me Mesin.

Ditën e sotme, ishte televizioni italian TG5, i cili i kishte kushtuar një kronikë speciale talentit, që prindërit i ka emigrantë nga Shqipëria. Ëndërron të bëhet si Mesi, idhulli i tij, por do të shkojë tek Reali i Madridit.

“200 mbajtje me një top tenisi? Po, është diçka e lehtë. E kam provuar disa herë, dhe ia kam dalë ta çoj kaq shumë. As Mesi nuk ka bërë kaq shumë? E di, e kam parë historinë e tij, dhe kam provuar të bëj më shumë se ai. Unë luaj me të majtën, por i përdor mirë të dyja këmbët.” – shprehet 13-vjeçari Balliu.